Mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Gjashtë komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajnë sot mbledhje veç e veç.

Me fillim nga ora 09:30, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtojë Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

Më pas, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton në lidhje me kërkesat buxhetore për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2024. Mbledhja do të fillojë në ora 11:00.

Në po të njëjtin orar, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë raportin me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Në ora 13:00 mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Në takimin ku është ftuar edhe ministri i MPBZhR-së, Faton Peci, do të shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2024.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në ora 13:00 do të shqyrtojë raportin e auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. I ftuar në mbledhje është edhe Bordi i AKP-së.

Ndërkaq, në ora 14:00, Komisioni Ad-hoc interviston kandidatët për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat