A u vonua Isa Boletini për shpalljen e Pavarësisë? Flet stërnipi i tij

Aktuale

A u vonua Isa Boletini për shpalljen e Pavarësisë? Flet stërnipi i tij

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 00:52
Gazmend Boletini

Me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, ka folur për jetën dhe veprën e stërgjyshit të tij.

Ai është pyetur nëse Isa Boletini është vonuar në çastin kur është bërë shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Sipas tij, fotografia që qarkullon nëpër media ku Isa Boletini shihet me bashkëluftëtarët e tij, dëshmon se ai nuk është vonuar në këtë ngjarje madhore.

“Kohët e fundit jam shumë duke hulumtuar për këtë çështje, madje edhe në Shqipëri akoma nuk janë gjetur dokumentacionet apo dëshmitë që tregojnë që Isa Boletini është vonuar”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se në sistemin e kaluar, shumë dokumentacione janë asgjësuar dhe tani këto janë probleme dhe dilema.

“Është ai konsulli austriak, disa ditë para Pavarësisë ai që është zhvendoset nga Durrësi në Vlorë, apo edhe shkrimtarja amerikane që ka qenë në Vlorë në ditën e Pavarësisë, mbi të gjitha është edhe kujtimi i nipit të tij, i cili thotë se më datë 27 Nëntor jemi nisur prej Fierit drejt Vlorës dhe ndoshta, vonesa e Isa Boletinit do t’i shkaktonte edhe Pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo fotografia e famshme që ne sot e prezantuam tërë ditën, në ditën e Pavarësisë ku Isa Boletini është në këmbë me bashkëluftëtarët e tij, është një dëshmi fotografia që tregon se Isa Boletini nuk është vonuar në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë”, është shprehur Gazmend Boletini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat