‘Unë kërthizën s’ia kam pre’ – Spahiu flet për polemikat rreth ditëlindjes së Adem Jashari

Aktuale

‘Unë kërthizën s’ia kam pre’ – Spahiu flet për polemikat rreth ditëlindjes së Adem Jashari

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 00:02
Nexhmedin Spahiu

Në emisionin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’ është diskutuar rreth vërtetësisë së ditëlindjes së heroit kombëtar, Adem Jasharit.

Profesori Nexhmedin Spahiu, ka thënë se dyshimet për ditëlindjen e saktë të Adem Jasharit i ka pasi ka parë disa dokumete, që sipas tij, tregojnë që komandanit legjendar ka lindur me 10 tetor.

“Unë kam parë një dokumet, por kërthizën nuk ja kam pre Adem Jasharit. Cilat dokumte mund të jenë të sakta, e cilat të pasakta, ajo është për t’u studiuar, por tek e fundit nuk është fare e rëndësishme ajo, sepse ka një diferencë midis 10 tetorit dhe 28 nëntorit, dallim kane 40 ditë , dhe as nuk e bën, e as nuk e zhbën veprën e tij me heroike ose me pak heronike".

Sipas tij, nëse dikush ja ka ndryshuar ditëlindjen për ndonjë arsye, ai thotë se le të mbetet në ndërgjegjjen e tyre.

“Adem Jashari e ka treguar vetën me veprën e tij dhe është kryeheroi i Kosovës”, ka thënë Spahiu.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat