Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Shqiptarët kanë qenë këtu dem baba dem

Aktuale

Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Shqiptarët kanë qenë këtu dem baba dem

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:59
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me Kryetarin e Parlamentit, Glauk Konjufca ka shkuar për homazhe te varri i Isa Boletinit gjatë ditës së sotme, derisa sa nga Kulla e tij në veri, tha se nga ky vend nëse është nevoja do të mbrohet çdo cep i territorit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Osmani para gazetarëve shtoi se Kulla e Isa Boletinit dëshmon që shqiptarët kanë qenë këtu “dem baba dem” dhe do të vazhdojnë të jenë këtu përgjithmonë.

“Sakrifica e shqiptarëve të Kosovës edhe në vitin 1912 ka qenë jashtëzakonisht e madhe. E nderojmë pikërisht këtu në kullën e tij, Kullën e Isa Boletinit nga ku është mbrojtur çdo cep i Republikës së Kosovës dhe nga ku nëse është nevoja do të mbrohet sërish çdo cep i Republikës së Kosovë. Pikërisht ky varri i Isa Boletinit këtu, në veri të vendit tonë dhe kjo Kullë këtu, dëshmon që shqiptarët kanë qenë këtu dem baba dem, dhe shqiptarët do të vazhdojnë të jenë këtu përgjithmonë”, tha ajo.

E para e vendit, sot ka bërë homazhe edhe në Prekaz, derisa ka thënë se në këtë ditë po festohen tri festa Dita e Flamurit, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe dalja e parë në skenë e UÇK-së.

Osmani pohoi se nderimi për familjen Jashari do të jetë i vazhdueshme duke shtuar se për këtë familje respekti duhet të jetë i jashtëzakonshëm.

“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një familje si familja Jashari duke e shënuar ditëlindjen e heroit dhe daljen e UÇK-së. Kjo ditë na kujton çmimin e lirisë, çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificave që janë bërë për shekuj që ne të jemi të lirë. Është moment reflektimi për atë që heronj tanë kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te Ismail Qemajli e te komandanti Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat