​Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Nëse është nevoja nga këtu do të mbrohet çdo cep i territorit

Aktuale

​Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Nëse është nevoja nga këtu do të mbrohet çdo cep i territorit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 13:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kulla e Isa Boletinit në veri ka thënë se nga ky vend nëse është nevoja do të mbrohet çdo cep i territorit të Kosovës.

Osmani pasi bëri homazhe te varri i heroit Isa Boletini për nder të Ditës së Flamurit, tha se Kulla e Isa Boletinit dhe varri i tij dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë në pjesën veriore ‘dem baba dem’ dhe do të vazhdojnë të jenë përgjithmonë.

Osmani: Nga Kulla e Isa Boletinit nëse është nevoja do të mbrohet çdo cep i territorit

“Sakrifica e shqiptarëve të Kosovës edhe në vitin 1912 ka qenë jashtëzakonisht e madhe. E nderojmë pikërisht këtu në kullën e tij, Kullën e Isa Boletinit ku është mbrojtur çdo cep i Republikës së Kosovës dhe nga ku nëse është nevoja do të mbrohet sërish çdo cep i Republikës së Kosovës. Pikërisht ky varri i Isa Boletinit në veri të vendit të vendit dhe kjo kullë dëshmon se shqiptarët kanë qenë këtu ‘dem baba dem’ dhe shqiptarët do të vazhdojnë të jenë këtu përgjithmonë”, tha ajo.

Homazhe pranë varrit të heroit Isa Boletini bëri edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili tha se veprimtarët nga Kosova kishin kontribut ekzistencial për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

Konjufca: Kosova kishte kontribut ekzistencial për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

“Pavarësia shqiptare e 28 nëntorit të vitit 1912 është e pakonceptueshme pa Kosovën. Kosova kishte kontribut ekzistencial për shpalljen e asaj pavarësie. Për të garantuar se ajo ishte shpallje e pavarësisë për të gjithë shqiptarët duke përfshirë edhe Kosovën, aty ishte edhe Isa Boletini për të garantuar këtë koncept. Ai jo vetëm që nënshkroi me ngjyrë pavarësinë e të gjithë shqiptarëve, por edhe me kontributin e tij dhe gjakun e tij me të gjithë ata dëshmorë nga Kosova të cilët ranë që shqiptarët të kishin shtetin e tyre. Në anën tjetër edhe pavarësia e Kosovës e 17 shkurtit është e pakonceptueshme pa kontributin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, theksoi Konjufca.

Pjesë e delegacionit të dy krerëve institucional ishin edhe disa ministria nga kabineti qeveritar dhe deputetë të mazhorancës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat