Parashuta me flamurin kuq e zi ulet në Prekaz, pamjet nga festimet në Kosovë

Aktuale

Parashuta me flamurin kuq e zi ulet në Prekaz, pamjet nga festimet në Kosovë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Dy parashuta me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, kanë fluturuar mbi Prekaz ndërsa kanë nisur festime për ditën e Pavarësisë.

E ndërsa Shqipëria feston 111 vjetorin e shpalljes si një shtet i pavarur, sot në prekaz mbahen homazhe edhe për komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, pasi data 28 nëntor është data e tij e lindjes.

Vjosa Osmani ka qenë mëngjesin e kësaj të marte në fshatin e lindjes së komandantit ku ka bërë homazhet në kompleksin memorial të familjes së Adem Jasharit.

Korrespondenti i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ishte në një lidhje direkte për të folur më tepër rreth organizimit për këtë ditë.

“Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kreu i parlamentit Glauk Konjufca kanë qenë që në mëngjes herët për homazhet, ndërsa pritet që më vonë ata t’u bashkohen festimeve në Shqipëri. Nuk ka shumë njerëz të pranishëm, për shkak të temperaturave të ulëta dhe shiut. Por gjatë gjithë kohës ka shumë njerëz e delegacione të ndryshme,që vijnë për të bërë homazhe në kompleksin memorial të familjes së Adem Jasharit”,-tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat