Rron Gjinovci habit me reagimin pasi kryeministri Kurti e priti me këtë torte Rita Orën: Shkret!

Aktuale

Rron Gjinovci habit me reagimin pasi kryeministri Kurti e priti me këtë torte Rita Orën: Shkret!

Nga: A.Zh Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 08:55
Rron Gjinovci dhe Albin Kurti

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për shkak të pritjes që i ka bërë yllit botëror të muzikës me prejardhje shqiptare Rita Ora.

Gjinovci e ka quajtur “provincializëm” e “prapambeturi” tortën që Kurti ia dhuroi Orës me rastin e ditëlindjes së saj, përcjell Bota sot.

“Kjo është torta që një Kryeministër ia ka bo për ditëlindje një ylli botnor të muzikës.

Pashë ni Zot kur keni qisi raste thirrëmni t'jau blej t'paktën do salveta me ngjyra edhe ni torte dej 100 Euro.

Varfëria nuk është veç gjendje ekonomike, po edhe shpirtnore e mendore, bre ishalla po përparoni najher po t'prapambetun ishit konë.

#shkret #provincializëm”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.

Dy ditë më parë, Kurti u përkujdes që këngëtaren ta pres me lule dhe tortë, me rastin e ditëlindjes së saj.

I pari i qeverisë i bëri edhe dhuratë Orës, një libër dhe një pjatë punim artizanal. Ditën e diele, Kurti e quajti “Ditë të paharrueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat