“A janë kanë me LDK-në pensionerat? Pse sot janë me VV-në?” – Zana Avdiu e Valon Syla debatojnë ashpër

Aktuale

“A janë kanë me LDK-në pensionerat? Pse sot janë me VV-në?” – Zana Avdiu e Valon Syla debatojnë ashpër

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 22:07
Gazetari Valon Syla dhe aktivistja Zana Avdiu

Gazetari Valon Syla dhe aktivistja Zana Avdiu kanë pasur një përballje gjatë diskutimit në “Pressing” ku po flitet për opozitën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Syla ka thënë se “ka elektorat që kanë nostalgji për Jugosllavinë dhe ka politikanë që marrin votat duke ofenduar krerët e UÇK-së”.

Me këtë pretendim nuk u pajtua Zana Avdiu, e cila tha se “nuk mund të marrësh vota duke sharë krerët e UÇK-së”.

Syla: Një pjesë e madhe e elektoratit kosovar janë pasardhës të një sistemi që iu ka prish rehatia me ardhjen e UÇK-së

Avdiu: Valon i ka marrë 50%, që kanë votu. Ma shumë votojnë të rinj VV-në

Syla: Po a i ka pas LDK-ja pensionistat, e sot janë me Albin Kurtin sepse është ajo sturkturë”.

Avdiu: Unë mendoj që nuk fiton vota duke i sha liderët e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat