Bajrami: Nuk besoj në Fondin Sovran, LDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese

Aktuale

Bajrami: Nuk besoj në Fondin Sovran, LDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 18:18
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se Kosova nuk përfiton asgjë nga Ligji për Fondin Sovran.

Bajrami thotë se nuk beson në atë fond.

“Unë nuk besoj në Fondin Sovran. Ne si vend nuk kemi teprica buxhetore të cilat do të i investonim në ndërmarrjet publike me qëllim të rritjes së vlerës së tyre ashtu siç kanë disa nga vendet në të cilat këto fonde janë tregu të suksesshme”, tha Bajrami.

Tutje, Bajrami tregon se çfarë është mundur të sheh Qeveria Kurti me miratimin e Fondit Sovran.

“Ajo çfarë Qeveria e LVV-së ka paraparë me Ligjin për Fondin Sovran është një strukturë burokratike e politizuar e cila aspak nuk ka me ndiku në rritjen e vlerës së këtyre ndërmarrjeve dhe aseteve të cilat Fondi do t’i marrë në menaxhim. Ndërmarrjet publike që sot mezi mbahen në treg me subvencone të majme nga Qeveria nuk ka se si i ringjallë Fondi Sovran”, thotë Bajrami.

“Ideja që Fondi me qënë njëfarë ombrelle dhe investitori i këtyre ndërmarrjeve vetëm do ta përkeqsonte llogaridhënien e po të njëjtave. Ligji si i tillë është në kundërshtim me një sërë ligjesh si: Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Ligjin e Punës, Ligjin për AKP-në dhe Ligjin e Prokurimit Publik dhe kjo paraqet problem. Çështja e aseteve që janë nën administrimin e AKP-së nuk është qartësuar sa duhet”, shtoi tutje.

“Fondi ka një strukturë menaxhuese me të zgjedhur nga ana e shumicës, gjë që e bën institucion politik e rrjedhimisht edhe të pabesushëm. Një pjesë e vendimmarrjes së ndërmarrjeve publike kalon në Fond, e disa vendimet të Fondit parashihet që t’i aprovoj Kuvendi i Kosovës që jo vetëm e politizojnë këtë institucion por e rritë burokracinë tej mase. Mandej parashikimi që ky Fond të investoj në ndërmarrje private nuk mund të shihet ndryshe vetëm si ndërhyrje në ekonominë e tregut dhe deformim i konkurrencës së lirë”.

Bajrami nuk e përjashton mundësinë që ky ligj të dërgohet edhe nga LDK-ja në Gjykatën Kushtetutese.

“LDK do ta shohë versionin final të Ligjit dhe nëse jemi të bindur që ky Ligj është në kundërshtim me Kushtetutën ne do ta dërgojmë në kushtetuese, siç kemi vepruar edhe më herët”, tha Bajrami 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat