Shtimi i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, flet ish-diplomati

Aktuale

Shtimi i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, flet ish-diplomati

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 18:18
Blerim Canaj

Blerim Canaj, ish-diplomat, në emisionin “FIVE”, ka thënë se Serbia nuk do të dëshiroj që të bie në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviqi.

“Jam shumë i sigurtë që Serbia nuk do të dëshiroj që të bie në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviqi. Vuçiqi e di se do t’i kushtojë ajo. Mirëpo mund të ketë këso eskalime të vogla përmes grupimeve sikur që ndodhën në Banjskë, por luftë në kuptimin klasik nuk e besoj”, ka thënë Cana.

Ai ka thënë se për një situatë të tillë më e rrezikuar mund të ishte Republika Srpska në Bosnjë se Kosova. “Eventualisht ekziston rreziku që të kemi sulme si të Banjskës, diçka të tillë”, ka thënë Canaj.

Ai është shprehur se në këto rrethana sheh rrezikun e ataqeve terroriste.

“E shoh rrezikun e ataqeve terroriste që ka qenë rasti Banjskë, sepse Banjska nuk mund të shihet si luftë por si akt terrorist…Duhet të jemi të kujdesshëm, por të një lufte klasike në këto rrethana, absolutisht jo”, është shprehur ish-diplomati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat