Në “Ditën e Forcës” Kurti e Osmani shohin nga afër pajisjet dhe armatimin e FSK-së: Forcë e bashkimit dhe krenarisë sonë

Aktuale

Në “Ditën e Forcës” Kurti e Osmani shohin nga afër pajisjet dhe armatimin e FSK-së: Forcë e bashkimit dhe krenarisë sonë

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:59 Përditësuar në ora: 13:00 më 27.11.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

​Osmani uron Ditën e Forcës: FSK, e gatshme t’i bashkohet NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar vendin për Ditën e Forcës. Në vizitën e saj në kazermën “Adem Jashari”, përkrah kryeministrit Albin Kurti, ajo tha se kjo ditë është ditë krenarie për të gjithë, për të cilën është derdhur shumë gjak.

Ajo vlerësoi rolin e FSK-së për sigurinë e rajonit, për të cilën tha se është trajnuar sipas standarteve të NATO-s.

Osmani: FSK, e gatshme t’i bashkohet NATO-s

“Sot është dita e FSK-së, është ditë krenarie jo vetëm për ushtarët e ushtrisë sonë, por edhe për secilin qytetar, ditë kur kujtojmë ditën e sakrificës së madhe të popullit tonë për të ardhur në këtë ditë për të cilën është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë ushtrinë e saj. Jam e bindur secili ushtar e ushtare e mban me krenari uniformën, prandaj edhe është i gatshëm të jap edhe jetën për atdheun nëse është nevoja. Sot FSK është forcë e trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s, forcë e cila jep kontribut jo vetëm për paqen në rajon, por edhe përtej. Duke shërbyer krah forcave amerikane, britanike e ushtrive tjera aleate nëpër vende të ndryshme të botës, kështu duke dëshmuar se FSK është e gatshme t’i bashkohet NATO-s. Si Komandante Supreme shihet në botë sesa admirohen sukseset e kësaj ushtrie”, tha e para e vendit.

Osmani, e cila gjithashtu ka rolin e Komandates Supreme të FSK-së, u zotua se do të krijohen kushte më të mira për ushtarët e vendit, në mënyrë që të rritet vullneti i tyre për punë.

Osmani: Do të punojmë për krijimin e kushteve më mira për ushtarët e FSK-së

“Do të punojmë të krijohen kushte më të mira duke punuar me institucionet e tjera, qofshin ato të mirëqenies, qofshin ato të trajnimeve në mënyrë çdo ushtarë të ketë më shumë prosperitet e motiv për më shumë punë. Jemi vazhdimisht në koordnim në mënyrë që ushtria të arrijë majat më të larta. Urime të gjithëve Dita e Forcës dhe festat e Nëntorit”, përfundoi presidentja Osmani.

“FSK-ja trashëgimtare e UÇK-së”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë vizituar të hënën kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me rastin e “Ditës së Forcës”.

Presidentja e Osmani para mediave, ka thënë se sot FSK-ja është forcë e cila është e trajnuar në bazë të standardeve më të larta të NAT0-s, forcë e cila jep kontribute jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon por edhe përtej.

Po ashtu, ajo ka deklaruar se FSK-ja është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate Aleancën e NATO-s.

“Duke shërbyer së bashku me forcat amerikane forcat e Mbretërisë të Bashkuara dhe ushtritë tjera aleate nëpër vende të ndryshme të votës në misionin paqeruajtës. Dhe kështu duke dëshmuar që ajo është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate ne aleancën më të fuqishëm në historinë e njerëzimit në Aleancën e NATO-s. Si komandante supreme e kësaj ushtrie çdo kund në çdo cep të botësh shihet se me sa admirim  vlerësohen sukseset e kësaj ushtrie prandaj jam jashtëzakonisht krenare me të”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa, kryeministri teksa ka uruar shqiptarët për “Ditën e Forcës”, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Po ashtu, ai ka thënë se Qeveria deri më tani ka dërguar 3 mijë 459 ushtarë e oficerë për shkollim jashtë vendit.

“Qeveria e Kosovë në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë trefishim për investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimit të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Konkretisht për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3 mijë 459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. Në të njëjtën kohë ne e kemi të qartë se FSK-ja është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kurti për “Ditën e Forcës”: Është një ditë e gëzimit, përkujtojmë ata që sakrifikuan

Me rastin e “Ditës së Forcës”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kazermën “Adem Jashari”.

Ai është shprehur se kjo është një ditë gëzimi, në të cilën sipas tij, përkujtojmë edhe ata që sakrifikuan.

Kurti gjithashtu u shpreh se me optimizën ecim drejt së ardhmës.

“Është një ditë e gëzimit, ku ne në të njëjtën kohë edhe përkujtojmë ata që sakrifikuan, por në të njëjtën kohë edhe me optimizën ecim drejt së ardhmës kur e dijmë se sa të sigurtë jemi me ushtrinë tonë”, u shpreh Kurti.

---------

Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë arritur në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ata janë duke vizituar ekspozimin e armëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sot institucioni i sigurisë ka hapur dyert për qytetarët, në mënyrë që të shohin pajisjet ushtarake.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat