Qindra qytetarë e fëmijë vizitojnë kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së e Forcës”

Aktuale

Qindra qytetarë e fëmijë vizitojnë kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së e Forcës”

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra qytetarë e fëmijë të shkollave fillore kanë vizituar të hënën kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me rastin e “Ditës së e Forcës”.

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët mirëpriten në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin.

Ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat