Trupat britanike në veri, Serwer: Pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA s’po e dënojnë Serbinë?

Aktuale

Trupat britanike në veri, Serwer: Pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA s’po e dënojnë Serbinë?

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 09:18
Analisti amerikan, Daniel Serwer

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimit të Reuters se ushtarët britanikë po e ruajnë kufirin e Kosovës me ndërrime 18 orëshe.

Serwer e ka mirëpritur këtë, derisa ka shtuar pyetjen se pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit.

“Mirë të dëgjosh, nëse nuk jeni ushtarë. Por pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit që e bëri këtë të nevojshme?”, ka shkruar ai.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” raportoi dje se trupat britanike janë duke patrulluar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e trupave të KFOR-it, trupa të cilat pritet të shtohen si pasojë e shqetësimeve se mund të rikthehet konflikti në mes të dy shteteve, pas një serie incidentesh në muajt e fundit.

Reuters shkruan se tashmë ushtarët britanikë janë vendosur në kufi dhe po patrullojnë me ndërrime 18 orëshe në kushte dimri për t’u siguruar që më nuk futen në Kosovë armë apo grupe të armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat