Vdekja e foshnjës në Prizren, policia jep detaje

Aktuale

Vdekja e foshnjës në Prizren, policia jep detaje

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një trup i foshnjës së posalindur është gjetur në parkun e qytetit, në Prizren, të shtunën e 25 nëntorit.

Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar si “vrasje e fëmijës së porsalindur”.

Vdekja e foshnjës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në raport thuhet se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në parkun e qytetit ka vërejtur një trup të një foshnje të posa lindur. Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësorë është konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat