MPB njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Aktuale

MPB njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Reshjet e borës që filluan të bien ditën e shtunë janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së diel.

Megjithatë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme përkundër reshjeve të borës rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare vazhdojnë të jenë të kalueshme, përveç magjistrales Pejë – Kullë, ku maunat nuk mund të kalojnë.

Këto janë të dhënat e fundit nga MPB lidhur me gjendjen e rrugëve, të përditësuara rreth orës 07:00.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të bjerë borë në disa vende.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat