Në 9 vjetorin e vdekjes, kujtohet Riza Lluka – veprimtari i çështjes kombëtare

Aktuale

Në 9 vjetorin e vdekjes, kujtohet Riza Lluka – veprimtari i çështjes kombëtare

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 17:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta, është kujtuar sot në Pejë, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe humanisti i njohur Riza Lluka.

Me homazhe pranë varrit të tij, një grup i miqve, bashkëpunëtorëve e dashamirëve të të ndjerit, nga mediat dhe kultura, të prirë nga ish-kreu i Bashkësisë Islame të Pejës, mulla Nexhmedin Hoxha, kanë nderuar dhe kujtuar veprën e Llukës.

Kolegë të dikurshëm të punës në media, Fitim Behluli, Arbër Grabovci, Bahri Anadolli, Mehmet Trakaniqi e Tomor Grabovci bashkë me përfaqësues të dy SHKA-ve të njohura të qytetit, ‘Sofra Pejane’ dhe ‘Përparimi’, Afrim Gruda dhe Nagip Gjikolli e të shoqëruar nga këngëtari i njohur kosovar, Ramadan Krasniqi-Dani kanë vënë lule pranë varrit ku pushon trupi i Riza Llukës.

Lajmin të cilit ia ka bashkuar edhe një historik të shkurtër të rrugëtimit jetësorë të Riza Llukës, e ka bërë të ditur, miku i tij dhe bashkëpunëtori i dikurshëm Fitim Behluli – kryeredaktor i ‘RADIO 1’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat