Komandanti i KFOR-it: Kemi katërfishuar praninë në veri

Aktuale

Komandanti i KFOR-it: Kemi katërfishuar praninë në veri

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:21
Ozkan Ulutash

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, tha se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe se NATO-ja iu është përgjigjur shpejt tensioneve, duke vendosur edhe 1000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë.

Në një intervistë për median serbe “Tanjug”, Ulutash ka thënë se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, duke përfshirë edhe pikat kufitare.

“Këto janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni ynë të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo moment dhe në mënyrë të paanshme”, tha ai.

“KFOR-i gjithashtu vazhdon të krijojë kornizën e sigurisë të nevojshme për përparimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, që është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm”, tha ai.

Ulutash po ashtu tha nuk mund të komentojë ndihmën ushtarake të qeverisë turke për Kosovën.

“Nuk më takon mua të komentoj nismat dypalëshe. Si komandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, unë punoj përmes zinxhirit komandues ushtarak të NATO-s”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat