FSK realizon ushtrimin fushor “Shpata 3’’

Aktuale

FSK realizon ushtrimin fushor “Shpata 3’’

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë së Forcave Tokësore në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve profesionale, ka realizuar Ushtrimin fushor “Shpata 3”.

Bëhet e ditur se UF “Shpata 3” kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të validojë përgatitjen taktike ushtarake të nivelit T1 të këmbësorisë së lehtë.

Kompania e Mekanizuar ka përfunduar me sukses procesin e validimit të aftësive individuale të pjesëtarëve.

Ku ushtarakët janë validuar në detyrat individuale të ushtarit duke treguar kështu profesionalizëm dhe përkushtim të lartë në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të KOMFSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat