Statovci për marrëveshjet ndërkombëtare: Mosvotimi i tyre kaloi në një mjet të opozitarizmit

Aktuale

Statovci për marrëveshjet ndërkombëtare: Mosvotimi i tyre kaloi në një mjet të opozitarizmit

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Jeta Statovci

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka deklaruar se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare pas një kohe të gjatë është çështje e rëndësisë së veçantë.

Madje, thotë se opozita këtë e shfrytëzoi si mjet të opozitarizmit.

“Padiskutim se kjo është një çështje e rëndësisë së veçantë. Aspekti i hidhur ka qenë që çështja e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare pat kaluar në një mjet të opozitarizmit. Të them të drejtën opozitarizmi bëhet parimisht me diferencë në qëndrime dhe propozime, kurse në kuadër të arsyetimeve të dhëna asnjëri nga grupet parlamentare kanë refuzuar që të votojnë nuk ka pasur asnjë dilemë të themi në raport me përmbajtjen e këtyre marrëveshjeve, më shumë kanë qenë qëndrime politike”, ka thënë Statovci.

Ndërsa, sa i përket qëndrimit të PDK-së, që ende mos t’i votojë të njëjtat ajo ka dhënë këtë përgjigje.

“Kurse, Partia Demokratike vazhdon me argumente të njëjta të cilat më shumë i përngjajnë një përdorimi të marrëveshjeve ndërkombëtare si mjet për të bërë opozitarizëm sesa që ka argumente të qëndrueshme në raport me përmbajtjen ose arsye specifike të karakterit politik”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat