“Njerëzit janë vrarë”, Abdixhiku flet për vrasjet e pasluftës

Aktuale

“Njerëzit janë vrarë”, Abdixhiku flet për vrasjet e pasluftës

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 21:34
Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është krijuar një ndjenjë që nuk guxojmë të flasim për vrasjet e pasluftës në studio televizive.

Ai tha se ndjen keqardhje për familjen që vrasja e Mustafës nuk është zbardhur akoma.

“Rikujtoj e nderoj që sot është 23-vjetori i vrasjes së njërit prej patriotëve më të mëdhenj, Xhemajl Mustafa. Në këtë ditë të rënd jemi me familjen, por edhe jemi të detyruar të ndjekim këtë ideal që Xhemajl Mustafa ka nis me plotë bashkëpunëtorë të tjerë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se është e drejtë të kërkohet drejtësi për ta.

“Janë të dhimbshme se fati i tyre s’është i zbardhur, paramendoni një njeri intelektual si Xhemajl Mustafa, me gjitha virtytet e mira, ndjej keqardhje për fatin e familjes por edhe për fatin e Republikës së Kosovës sepse njerëz të mirë janë marrë nga vrasës që s’dihen edhe sot.Por është krijuar edhe një ndjenjë që s’guxojmë të flasim për to në studio televizive sepse thonë po i politizoni, ç’është e vërteta njerëzit janë vra dhe është e drejtë e vazhdueshme të kërkohet drejtësi për ta”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat