Gjenerali Ramadan Qehaja i drejtohet NATO-s me një kërkesë për FSK-në

Aktuale

Gjenerali Ramadan Qehaja i drejtohet NATO-s me një kërkesë për FSK-në

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:47
Gjenerali Ramadan Qehaja

Gjenerali Ramadan Qehaja ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të jenë të gatshme në rast të ndonjë destabilizimi të stiuatës.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ngris gatishmërinë.

“Unë mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të ngris gatishmërinë vepruese të policisë tonë në pjesën veriore të vendit, njëkohësisht të jenë të gatshme forca të tjera të armatosura të cilat për momentin nuk mund të hyjnë në veri të vendit dhe njëkohësisht të ketë një bashkëveprim me forcat e NATO-s, të cilat në kohët e fundit janë përforcuar e që janë dislokuar në pjesën veriore të vendit tonë”, deklaroi ai.

Qehaja thotë se Qeveria duhet të kërkojë nga NATO që të lejohet FSK-ja në veri.

Ai ka thënë që Kosova ka të drejtë të veprojë brenda territorit të vet, ashtu siç po bën Serbia.

“Ne me ngulm duhet të  kërkojmë që ajo letër më mos të jetë në fuqi, unë nuk kam dëgjuar deri më tani që ka pasur një kërkesë të tillë, edhe pse sipas mendimit tim në momentin aktual kjo kërkesë kish me qenë jo e realizueshme, por sidoqoftë ne duhet të kërkojmë të drejtat tona sepse askush ne nuk mund të na kufizoj veprimet tona në territorin e Republikës së Kosovës ashtu siç po e vepron dhe kërkon Vuçiqi që askush nuk mund të i urdhërojë që në territorin e vet të disponoj me forcat e veta të armatosura, prandaj ne kemi të drejtë të kërkojmë një gjë të tillë, por sidoqoftë në momentin aktual nuk besoj që kjo do të realizohet”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat