Shtyrja e procesit të regjistrimit të popullsisë, Hoti: Do ketë pasoja të mëdha ekonomike e sociale

Aktuale

Shtyrja e procesit të regjistrimit të popullsisë, Hoti: Do ketë pasoja të mëdha ekonomike e sociale

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:41
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me shtyrjen e fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Ai tha se kjo shtyrje do të ketë pasoja të gjera ekonomike dhe sociale.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se vonimi në regjistrimin e popullsisë do të ketë pasoja të gjëra ekonomike dhe sociale për vendin. E para që ndoshta është kryesorja dhe më e madhja është shpërndarja në mënyrë efektive të të gjitha burimeve e në veçanti e buxhetit. Për shkolla, spital, infrastrukturë, shërbime publike në veçanti për komuna, sepse grantet që ne i shpërndajmë për komuna nga granti i përgjithshëm për arsim, e për shëndetësi, marrin për bazë edhe numrin e  popullsisë dhe mungesa e regjistrimit të popullsisë do të nënkuptojë që edhe për dy vite të tjera nuk do të ketë të dhëna të sakta për ta shpërndarë buxhetin në mënyrë të duhur”, ka thënë Hoti.

Më tutje ai tha se edhe të dhënat që përdoren nga ASK-ja nuk janë të sakta, për shkak të mos nisjes së procesit për regjistrimin e popullsisë.

Hoti tutje përmendi edhe krahasimet ndërkombëtare për Kosovën.

“Do të pamundësohet krahasimi ndërkombëtarë për Kosovën. Si mund të krahasohet nesër Kosova për të ardhurat për kokë banori dhe për të dhëna të tjera. Tani ne mund të bëjmë kurban njerëz siç po bënë Qeveria”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat