“E kemi ndërtuar një kullë 300 kat” – Acarohet Basha: S’gjuhen 100 miliardë euro në një projekt

Aktuale

“E kemi ndërtuar një kullë 300 kat” – Acarohet Basha: S’gjuhen 100 miliardë euro në një projekt

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 00:06
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha iu është përgjigjur kritikave se Qeveria nuk ka arritur të bëjë ndonjë projekt të madh, duke thënë se i gjithë buxheti nuk mund të shpenzohet vetëm në një projekt.

I pyetur se pse Qeveria nuk ka arritur të bëjë ndonjë projekt të madh, Basha ka ironizuar duke thënë se e “kemi bërë një kullë 300 kat”.

“Nuk gjuhen 1 miliard euro në një projekt edhe me thënë shikoni ua kemi bërë- me u thënë shikojeni e kemi bërë një kullë 300 kat, ngase nuk funksionon shteti ashtu”, ka thënë Basha.

Ai ka thënë se fokusi i Qeverisë është që buxheti të shpenzohet paralelisht në të gjithë sektorët në mënyrë që të preken të gjitha shtresat.

“Tash ti si zoti i shtëpisë duhet me këqyr me bë njëfarë ndarje të barabartë për të gjitha shtresat që me i qu sikur dallgët e detit krejt përmenjëherë. Nuk mundesh me gjuajt krejt buxhetin me një vend”, ka thënë Basha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat