Krisma armësh në Suharekë, policia gjuhet me plaçkitësit

Aktuale

Krisma armësh në Suharekë, policia gjuhet me plaçkitësit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:38
Ilustrim

Një plaçkitje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Suharekë.

Burimet bëjnë të ditur se cak i hajnave ka qenë një argjendari. 

Policia është njoftuar për rastin dhe ka arritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Për pasojë ka patur edhe shkëmbime me armë mes plaçkitësve dhe policisë. 

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur nga ky rast që tronditi qytetin e Suharekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat