Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes 153 milionë euro/ Quni tregon se a është i mjaftueshëm

Aktuale

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes 153 milionë euro/ Quni tregon se a është i mjaftueshëm

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:46
Anton Quni

153 milionë euro janë ndarë buxhet nga Qeveria e Kosovës për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024.

Pra, 20 milionë euro më shumë sesa në vitin 2023.

E, për këtë ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni thotë se nuk është e mjaftueshme vetëm sasia e buxhetit por edhe mundësia për krijimin e investimeve të reja.

 “Po, besoj që me gjithë ato këshilla që ne deputetët i kemi dhënë si vërejtje në lidhje me këtë çështje do të merren në konsideratë nga autoritetet e Qeverisë dhe të rishikojnë të gjitha ndarjet buxhetore, linjat buxhetore duke pas në prioritet çështjen e sigurisë nuk është e mjaftueshme vetëm sasia e buxhetit të cilat mund të ndahen për ndonjë sektor, por edhe mundësia për krijimin e investimeve të reja të cilat do të ishin në shërbim të ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së”, ka deklaruar Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat