“Viktimizohet” Vuçiq: Kurti nuk do të lejojë zgjedhjet serbe në Kosovë për të ndihmuar dikë tjetër

Aktuale

“Viktimizohet” Vuçiq: Kurti nuk do të lejojë zgjedhjet serbe në Kosovë për të ndihmuar dikë tjetër

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 10:39
Aleksandar Vuçiq

“Serbët kanë të drejtën e votës në Australi, në SHBA, në mbarë Evropën, por ende është e diskutueshme nëse njerëzit në veri dhe jug të Kosovës do ta ushtrojnë këtë të drejtë. Sepse janë thjesht serbë”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai gjithashtu ka thënë se zgjedhjet serbe në Kosovë nuk u mbajtën as herën e kaluar, që, sipas tij, në një farë mënyre “ishin fillimi i krizës”.

“Nuk kanë lejuar që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë të vitit 2021, e cila është arsyeja për t’i anuluar ato? Ata njerëz, edhe pse janë me kilometra larg nga këtu, mendojnë se jetojnë në të njëjtin shtet me ne, në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244”, ka pretenduar Vuçiq.

“Dhe pavarësisht kartës dhe rezolutës, serbëve në Kosovë sërish do t’u mohohet e drejta themelore që kanë”, ka thënë Vuçiq.

Ai edhe paraprakisht e “parashikoi” të gjithë situatën:

“Kurti, për shkak se dëshiron t’i ndihmojë disa njerëz në procesin zgjedhor, do të thotë jo, nuk do të ketë zgjedhje në Veri dhe në Jug. Atëherë do të kemi një qortim i cili do të dërgohet nga KUINT-i me një deklaratë. Dhe ky është fundi i tregimit. Serbët nuk do ta votojnë Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat