Kastrati: Ja çka do të ndodhë me Serbinë nëse bën agresion ndaj Kosovës

Aktuale

Kastrati: Ja çka do të ndodhë me Serbinë nëse bën agresion ndaj Kosovës

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 21:43
Kadri Kastrati

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, deklaroi në “Pressing” se nëse Serbia bën agresion ndaj Kosovës, hyn direkt në luftë me NATO-n.

“Nëse Serbia e merr një hap që të bëjë agresion drejt territorit të Republikës së Kosovës faktikisht unë e shoh që ka hy drejt në luftë me NATO-n”, tha Kastrati në Pressing.

“Rreziku më i madhi që unë e shoh në Kosovë është që ai nëpërmes njerëzve të vet që i ka trajnuar në kazermat e Serbisë, që i ka të stacionuar brenda territorit të Kosovës që të bëjë me grupe të vogla terroriste të sulmojë institucionet e Republikës së Kosovës, policinë, ushtrinë, por jo vetëm në Veri por edhe në pjesë të tjera të Republikës së Kosovës.

Ky është rreziku më i madh që e shoh që Serbia mundet me rreziku sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat