VV-ja thotë se provat për rastin “Dehari” askush s’mund t’i dëmtojë

Aktuale

VV-ja thotë se provat për rastin “Dehari” askush s’mund t’i dëmtojë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 15:57
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se sa i përket rastit “Dehari”, nuk mundet askush t’i dëmtojë më ato prova sepse sipas tij, mbi to janë bërë tashmë ekspertiza e superekspertiza.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shtuar se për sigurinë e tyre nuk duhet askush të shqetësohet, raporton Klan Kosova.

“Të shqetësuar jemi vetëm mbi padrejtësinë, moszbardhjen ende të atij rasti.

Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çka do që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi”, ka shkruar Manxhuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat