Protestojnë para komunës punëtorët teknikë të QMF-ve e disa shkollave në Prishtinë

Aktuale

Protestojnë para komunës punëtorët teknikë të QMF-ve e disa shkollave në Prishtinë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 10:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave kanë protestuar para komunës, me kërkesë rritjen e pagave.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha se protestat nuk do të ndalen deri sa të realizohen kërkesat.

Sipas tij, pagat duhet të rriten nga 250 në 450 euro.

Azemi theksoi që janë të gatshëm për dialog mirëpo vetëm me kushtin që të rriten pagat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat