Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Aktuale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 07:31
Pjetër Shala.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon, sot nga ora 09.30, procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dje, ka dëshmuar dëshmitari i pestë i mbrojtjes, Zijadin Hoxha, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Shalës përmes avokatit, Jean-Louis Gilissen. Dëshmitari Hoxha tha se ka qenë i burgosur politik.

Hoxha u pyet edhe për uzinën e metalit në Kukës, për çka ka thënë se në katin e parë të kësaj ndërtese ka qenë shtabi i logjistikës, e në të dytin kanë qëndruar komandantët.

Kur u pyet nga mbrojtja e Shalës në lidhje me personat që ka parë në atë uzinë, ai e mohoi se në të gjatë vitit 1999 ka qëndruar Jakup Krasniqi.

Në çështjen gjyqësore Shala, për këtë javë pritet të mbahen pesë seanca.

Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat