Ministrja Haxhiu sot jep dëshmi për rastin Dehari

Aktuale

Ministrja Haxhiu sot jep dëshmi për rastin Dehari

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 06:23 Përditësuar në ora: 14:27 më 20.11.2023
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Haxhiu për dëshminë në rastin Dehari: Po ta kisha emrin e kryerësve të veprës, s’do ta prisja ftesën e prokurorit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka dëshmuar para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin Dehari.

Ajo pas dhënies së kësaj dëshmie ka mbajtur një konferencë për media, duke thënë se po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit.

Haxhiu tutje u shpreh se prokurori është ai që duhet të bëjë hetime.

“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryersve të veprës penale, unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet, e kjo është puna e tij, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për këtë ai është prokuror, që të bëjë hetime, punën e tij unë nuk mund ta bëjë”, u shpreh ajo.

-----

Në orën 14:00, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për media në ndërtesën e MD’së.

“Sot, më datë 20.11.2023 nga ora 14:00, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në sallën 914, kati IX, në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja.”

Në njoftimin e djeshëm të MD’së thuhet se Haxhiu do të japë dëshmi sot nga ora 10:00 në lidhje me rastin Dehari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat