​Maqedonci takon senatorët amerikanë: Dialogu, zgjidhja më e mirë për raportet Kosovë-Serbi

Aktuale

​Maqedonci takon senatorët amerikanë: Dialogu, zgjidhja më e mirë për raportet Kosovë-Serbi

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 18:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci ka takuar sot grupin e senatorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen nga New Hampshire, Petter Welch nga Vermont dhe Mike Rounds nga Dakota e Jugut.

Ai me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit të vendit tonë, si dhe falënderoi senatorët për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës.

Ndër temat e diskutuara ishte edhe situata e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri, pas ngjarjeve të sulmit terrorist të datës 24 shtator në Banjskë, me ç’rast ministri Maqedonci informoi senatorët edhe mbi të gjeturat e dala pas sulmit.

“Me pas shpreha qëndrimin e Kosovës se zgjidhja politike përmes dialogut është opsioni më i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksova se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të kërkuar përgjegjësi nga akterët destabilizues në rajon”, ka shkruar Maqedonci në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat