Albulena Haxhiu nesër jep dëshmi për rastin Dehari, më pas del në konferencë për media

Aktuale

Albulena Haxhiu nesër jep dëshmi për rastin Dehari, më pas del në konferencë për media

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 13:06
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu nesër në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin Dehari.

Në njoftimin e MD’së thuhet se pas intervistës, Haxhiu do të mbajë konferencë për media.

“Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari.

Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie. Për orën, mediet do të njoftohen nesër”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat