Zeqiri: Policia ka vullnet dhe kapacitete për ta mbrojtur vendin

Aktuale

Zeqiri: Policia ka vullnet dhe kapacitete për ta mbrojtur vendin

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 08:34
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri, ka thënë se policia ka vullnet dhe kapacitet për ta mbrojtur vendin.

Ai tha se ky institucion duhet të ketë buxhet më të lartë.

“Policia e Kosovës ka kapacitet, por mbi kapacitetin e ka vullnetin, dhe dëshirën për të mbrojtur rend, qetësi publike dhe integritet të këtij vendi, prandaj besojë shumë së ka edhe kapacitete edhe mundësi që ta mbrojë këtë vend, vetëm iu duhen duart e lira, gjë që i ka duart e lira për të vepruar në çfarë do situate në mënyrë ligjore dhe kushtetuese, përndryshe nëse ndalim për kapacitetet luftarake të vendeve të tjera definitivisht ajo është një çështje tjetër që këtë mund ta vlerësoje vetëm më ekspertët”, tha Zeqiri për EO.

“Mendoj që është dashur të ndahet një buxhet më i lartë, sa i përket punës Policisë apo institucioneve të sigurisë sepse këto nevojat janë jashtëzakonisht të mëdha, qoftë për mirëqenie në qoftë për mjete të tjera logjistike apo çfarë do qofshin, Policinë e Kosovës apo institucionet të sigurisë mund të ndodhë edhe situata më kërkesa shtesë, të paplanifikuar prandaj mendojë që është dashur të ndahet një buxhet më i lartë”.

Zeqiri foli edhe rreth dorëheqjes së policëve si pasojë e kushteve jo të mira.

“Dorëheqjet në Policinë e Kosovës kanë ndodhur edhe më herët, që nga formimi i Policisë Kosovës e deri më 31 dhjetor 2022 kemi pasur mbi 2 mijë e 200 dorëheqje, të evidentuara që i bëjnë gati 100 për çdo vite. Mirëpo periudha të ndryshme këto kanë qenë në ndonjë vite më shumë apo në ndonjë vit më pak, vetëm për këtë vite vetëm për 2023 nga janari deri më tani kemi 86 dorëheqje, dhe shumica e këtyre dorëheqjeve janë për shkak të kushteve dhe të mirëqenës, dhe të një page jo të dinjitetshme, apo jo të mjaftueshme për të siguruar ekzistencën për një familje sado të vogël si dhe kushtet e tjera, s’ka sigurim shëndetësore e jetësorë s’ka ligje të pensionimit, sepse zyrtarët policorë kur e përfundojnë karrierën pas moshës 56 vjeçare janë më 100 euro pension”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat