Tahiri: Kuota gjinore ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politikë

Aktuale

Tahiri: Kuota gjinore ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politikë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:19
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Komuna e Gjakovës me temën “Roli aktual dhe e ardhmja e gruas në vendimmarrje fillon nga vetëqeverisja lokale”.

Tahiri ma ka thënë se kuota ka prodhuar efekte pozitive në fuqizimin e grave në politikë.

“Kuota ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politik-bërje dhe vendimmarrje. Në konferencën e organizuar nga Komuna e Gjakovës, mbështetur nga UN Ëomen në Kosovë, me temën “Roli aktual dhe e ardhmja e gruas në vendimmarrje fillon nga vetëqeverisja lokale. Theksova se Kosova ka arritur të ndërtojë legjislacion të avancuar që promovon dhe mbron barazinë gjinore. Megjithatë, gjendja në terren nuk e reflekton këtë mjaftueshëm, në veçanti tek përfaqësimi në pozita të larta publike, qofshin pozita politike, udhëheqëse, shërbim civil, shëndetësi, arsim. Këtu nuk bënë përjashtim as sektori privat. Përgjithësisht, kultura shoqërore priret t’u ofrojë grave më pak zë politik dhe më pak fuqi vendimmarrëse. Për shkak të mundësive të pakta të qasshmërisë së grave në politik-bërje, legjislacioni ka vendosur mekanizma që mbrojnë dhe promovojnë barazinë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se të dhënat nga rezultatet e zgjedhjeve lokale pasqyrojnë se në Komunat e Kosovës, në total, përfaqësimi i grave sipas përqindjes është 35,92.

“Megjithatë, pavarësisht se kuota gjinore nuk përfaqëson kërkesën e Ligjit për Barazi Gjinore, ajo ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politik-bërje dhe vendimmarrje. Të dhënat nga rezultatet e zgjedhjeve lokale, na pasqyrojnë se në Komunat e Kosovës, në total, përfaqësimi i grave sipas përqindjes është 35,92% apo nga 1002 këshilltarë komunalë 360 janë gra”, ka shtuar ai.

“Prej tyre, 203 gra apo 20.25% kanë arritur të marrin mandatin me votë në garë me burrat; 27 gra brenda listave që kanë marrë mandate, në cilësinë e bartëseve të listës, apo 2.69% dhe 130 gra apo 12.97%. kanë hyrë me kuotë”, është shprehur Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat