Zoran Vukotiq sërish del para gjykatës lidhur me akuzat për krime lufte, seanca mbyllet për publikun

Aktuale

Zoran Vukotiq sërish del para gjykatës lidhur me akuzat për krime lufte, seanca mbyllet për publikun

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Ilustrim

Ka filluar një proces tjetër gjyqësor, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarit për krime lufte, Zoran Vukotiq.

Por, gjykimi është mbyllur për publikun.

Gjykatësja e rastit, Violeta Namani ka thënë se shkak i mbylljes së seancës është mbrojtja e jetës dhe të dhënave personale të të dëmtuarës në këtë rast.

Paraprakisht, propozimin për mbyllje të këtij gjykimi për publikun, e ka bërë prokurorja speciale Drita Hajdari, pasi që sipas saj në rast se gjykimi mbahet i hapur për publikun, krijohen pasoja të pariparueshme për të dëmtuarën.

“.. rasti është mjaft sensitiv, ju e dini që në këtë lëndë ekziston edhe masa mbrojtëse me të cilën është ndaluar gjykimi publik, respektivisht është urdhëruar gjykimi jopublik. Arsyeja për këtë është mbrojtja e integritet të viktimës së dhunimit dhe me zbulimin e identitet të saj ishin shkaktuar pasoja të pariparueshme për personalitet dhe jetën e saj, kështu që kërkoj që ky gjykim të mbahet pa prezencën e publikut”, ka thënë prokurorja Hajdari.

Ky propozim nuk u kundërshtua nga mbrojtësi i Vukotiq, avokati Lujubomir Pantoviq. Kurse, vetë Vukotiq ka thënë se për të është njëjtë, pasi që në fund të procesit sërish dihet verdikti i gjykatës, duke u bërë publik i njëjti, raporton Betimi për Drejtësi.

Në fillim të seancës, gjykatësja Namani ka bërë të ditur se aktakuza ndaj Vukotiq është ngritur më 4 tetor 2023, i cili ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe aktualisht i emëruar si krim kundër njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat