Qalaj: AKI-ja dështoi më 24 shtator, e ka detyrë t’i parandaloj rreziqet e jo të merret se kush me kë pi kafe

Aktuale

Qalaj: AKI-ja dështoi më 24 shtator, e ka detyrë t’i parandaloj rreziqet e jo të merret se kush me kë pi kafe

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 18:36
Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se shërbimet inteligjente të Kosovës, kanë dështuar ta parandalojnë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se po të kishin informacione më herët, ajo ngjarje ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, nuk do të ndodhte.

“Duhet em pranu, shërbimet tona inteligjence kanë dështu me 24 shtator. Është diçka tjetër profesionalizmi i policisë, suksesi. Po ta kishim informatën më herët, kjo nuk do ndodhte herët, ose në tentativë do shuhej”, tha ai.

Tutje ai tha se AKI-ja duhet të jetë më shume prezentë në veri të Kosovës dhe t’i parandalojë rreziqet nga jashtë, e jo të merret me punët se kush me kë pi kafe në Kosovë.

“Duhet të investojmë shumë, AKI-ja e ka përgjegjësinë e madhe të jetë prezent në veri, atë mision e ka. Nuk duhet të merret se kush me kë po pin kafe në Kosovë, e ka punën e parandalimin e rreziqeve që na vijnë nga jashtë”, tha ai.

Qalaj tha se jo rastësisht e tha se AKI-ja merret se kush me kë pi kafe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat