Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari se tentoi t`i jap 10 euro ryshfet zyrtarit policor

Aktuale

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari se tentoi t`i jap 10 euro ryshfet zyrtarit policor

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 20:36
Gjykata Themelore e Mitrovicës

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar me 1 mijë e 800 euro gjobë të akuzuarin Dushko Starqeviq për dhënie të ryshfetit.

Aktgjykimi dënues ndaj tij është shpallur të mërkurën, nga gjyqtari i rastit, Mentor Hajraj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktgjykim thuhet se i akuzuari Starqeviq fillimisht u dënua me 300 euro gjobë dhe katër muaj burgim,  por me pëlqimin e tij, ky dënim i zëvendesohet me gjobë në shumë prej 1500 euro, duke ju llogaritur edhe dënimi me gjobë prej 300 euro, gjithsej 1800 euro.

Sipas aktgjykimit, në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Paraprakisht në këtë seancë fillestare i akuzuari Starqeviq e ka pranuar fajësinë  pasi është lexuar aktakuza nga prokurorja e rastit, Fetije Bajrami.

‘Po, jam fajtor”, ka thënë Starqeviq.

Me këtë rast, prokurorja Bajrami i ka propozuar gjykatës të pranojë pranimin e fajësisë pasi që i njëjti është bërë në mënyrë vullnetare, dhe se pranimi i fajësisë mbështetet në provat tjera materiale që gjinden në shkresat e lendes.

Mbrojtësi i të akuzuarit Starqeviq, avokati Edon Bibaj i ka propozuar gjykatës ndërprerjen e paraburgimit ndaj të mbrojturit të tij dhe njëherit ka kërkuar nga gjykata ta aprovojë pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Avokati Bibaj po ashtu ka propozuar gjykatës që mbrojtësit të tij t’i shqiptohet dënim minimal me gjobë, sepse sipas tij, i njëjti nuk ka bërë ndonjë vepër penale më herët, dhe se veprimet e tjera nuk do t’i përsërisë.

Ndryshe, aktakuza ndaj Dushko Starqeviq është ngritur më 8 nëntor 2023 nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Ai akuzohet se më 30 tetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, në Leposaviq, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë personit zyratr, në atë mënyrë që ai të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Në aktakuzë, shkruan se Starqeviq derisa ka qenë duke kaluar me kamionin e tijpër të hyrë nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, dhe pas kontrollimit të dokumenteve ishte udhëzuar nga zyrtari policor M.F që të kthehet mbrapa, pai libreza e rimorkios së kamionit të tij ishe me afat të skaduar nga data 21.10.2023.

“Jo, jo do të jep diçka bakshish, pasi kjo nuk është kurrgjë’’, kishte thënë i akuzuari dhe më pas i njëjti ia ka dorëzuar zyrtarit policor -dokumentet – pasaportën e tij ku në mes të pasaportes kishte futur një bankënotë prej 10 euro.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Starqeviq ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat