​Kurti: Zbatimi i marrëveshjeve forcon raportet Kosovë-Shqipëri

Aktuale

​Kurti: Zbatimi i marrëveshjeve forcon raportet Kosovë-Shqipëri

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, të cilin e përgëzoi për detyrën e re.

Ai vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë.

Në takim u diskutua mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së.

Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit.

“Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.

Ndryshe, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kanë sjellë nënshkrimin e gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat