Korenica për buxhetin e vitit të ardhshëm: Të gjitha projektet që kanë plan janë futur në buxhet

Aktuale

Korenica për buxhetin e vitit të ardhshëm: Të gjitha projektet që kanë plan janë futur në buxhet

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 23:54
Visar Korenica

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, tha se të gjitha projektet që janë paraparë me planifikimin buxhetor të vitit të kaluar do të përfundojnë.

Korenica tha se në të kaluarën ka ndodh që janë projektuar shumë projekte dhe nuk kanë përfunduar asnjëherë.

Derisa sipas tij, një praktikë e tillë po ndërpritet duke u futur në planifikim buxhetor vetëm ato investime që i kanë projektet e detajuara.

“Në të kaluarën kemi pas plot projekte që kanë nis dhe me vite nuk kanë përfundua. Tash është një praktike që projektet që kanë studim të fizibilitetit do të aprovohen, ato që janë të gatshme dhe deri në fund të përfundojnë, nuk ka një lloj bllokade siç ka ndodh në të kaluarën në kuptimin se janë plotësuar kërkesat elektorale në kuptimin e sa më shumë projekte me dalë më mirë para publikut e mos të bëjmë kokëçarje se kur përfundojnë. Ka projekte të tëra që me vite nuk kanë përfunduar për arsye se janë vendos në projekt buxhet pa projekte të caktuara dhe kemi marrë qëndrime të mos vazhdojmë tutje asnjë investim kapital pa pas projekt të detajuar”, tha Korenica.

Ndërsa, i pyetur nëse ky buxhet është elektoral, ai tha se është normale me qenë buxheti i paraparë sipas planit qeverisës, por shtoi se logjika e buxhetit elektoral nuk pin ujë.

“Është normale me qenë edhe buxhet elektoral sepse iu kemi premtu njerëzve që kemi me realizu programin tonë dhe ashtu do të jetë, besoj që deputeti Pal Lekaj e ka për atë çka ka ndodh më herët… që të fillojnë projektet e të mos përfundojnë kurrë. Logjika buxhetit elektoral nuk pin ujë”, u shpreh Korenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat