Kurti: Unë në opozitë i kam votuar 374 nga 377 marrëveshje ndërkombëtare, tani opozita nga 10 s’po e voton asnjë

Aktuale

Kurti: Unë në opozitë i kam votuar 374 nga 377 marrëveshje ndërkombëtare, tani opozita nga 10 s’po e voton asnjë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 20:56
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës po shkon në dëm të qytetarëve.

Ai tha se në kohën sa ishte në opozitë për rreth një dekadë, kishte votuar 374 nga 377 marrëveshje ndërkombëtare.

“Janë 10 marrëveshje ndërkombëtare të bllokuara në Kuvendin e Republikës. Deri vonë kanë qenë 360 milionë euro, tash janë 380 milionë euro, sepse është edhe kjo marrëveshja me Bankën Botërore për kredi 20 milionë euro për digjitalizim, pra 380 milionë euro, 10 marrëveshje ndërkombëtare janë të bllokuara dhe mos përgjigjet në pyetjet parlamentare nuk janë shkaku për pasoja.

Kur kam qenë në opozitë për gati një dekadë, unë i kam votuar 374 nga 377 marrëveshje ndërkombëtare. Vetëm tri nuk i kam votuar, që i bie më pak se një për qind. Ndërkaq tash 10 marrëveshje, nuk e votojnë asnjërën dhe ato mjete ngelen të bllokuara që është keq për qytetarët”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat