Islami: Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit tregon se strukturat kriminale janë aktive dhe po përdorin çdo mjet për të destabilizuar veriun

Aktuale

Islami: Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit tregon se strukturat kriminale janë aktive dhe po përdorin çdo mjet për të destabilizuar veriun

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:24
Avni Islami

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka folur në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë në Leposaviq ku i është djegur vetura nënkryetares së kësaj komune, Dragana Miletiq.

Islami tha se ky është një indikacion se strukturat kriminale, në bashkëpunim me ato të sigurisë së Serbisë, janë ende aktive dhe po përdorin çdo mjet për të destabilizuar veriun.

Por, ai përjashtoi mundësinë s’e mund të kemi një Banjskë të dytë për faktin se situatën në veri tashmë e kanë nën kontroll Policia së bashku me KFOR dhe Eulex.

“Mbrëmë u njoftua se në veriun e Kosovës nënkryetares së Leposaviqit i është djegur vetura dhe ky është një indikacion që strukturat kriminale në bashkëpunim me ato të sigurisë së Serbisë ende janë aktive dhe përdorin çdo mjet dhe metodë që ta destabilizojnë veriun e  Kosovës. Në asnjë rrethanë unë nuk besoj se do të ndodhë një Banjskë e dytë për shkak se në veriun e  Kosovës, situatën tashmë e ka nën kontroll strukturat e sigurisë së Kosovës pra Policia së bashku me KFOR dhe Eulex të cilët e kanë ngrit nivelin e gadishmërisë dhe të vigjilencës në mënyrë që mos të lejohet që edhe një herë të ketë një Banjskë të dytë dhe të smo vriten njerëz atje”

Islami tha se ky rast tregon se aktive janë strukturat paraushtarake dhe terroriste të Serbisë dhe deri ku janë në gjendje të shkojnë.

“Sidoqoftë ky rast tregon se sa aktiv janë strukturat paraushtarake dhe terroriste të Serbisë dhe sa janë në gjendje dhe deri ku janë në gjendje të shkojnë. Pra pres që në vazhdimësi edhe më tutje dhe më tepër, niveli i vigjilencës të rritet  nga ana e strukturave të Policisë së Kosovës nga Eulex dhe të gjithë ata të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në Veriun e Kosovës. Duhet të ngriten kapacitetet vëzhguese e operacionale përgjatë vijës kufitare” deklaroi Islami.

Në lidhje me rastin në fjalë ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani tha se kjo është një vepër kriminale dhe ka për qëllim të shpërndajë frikë tek serbët vendas.

Ajo është shprehur se autorët do të përballen me drejtësinë.

“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucione. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat