Shefqet Kabashi tregon në Hagë se kush e urdhëroi për ta vrarë Rrok Berishën

Aktuale

Shefqet Kabashi tregon në Hagë se kush e urdhëroi për ta vrarë Rrok Berishën

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 16:16 Përditësuar në ora: 22:14 më 14.11.2023
Shefqet Kabashi

Nesër pritet të vazhdojnë dëshmitë Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Për ditën e sotme ka mbaruar dëshminë e tij dëshmitari Shefqet Kabashi ndërsa pritet që të njëjtën ta vazhdojë në seancën e nesërme.

Po ashtu, sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III në seancën e së nesërmes pritet që të dëgjohet edhe dëshmitari Sadik Halitjaha i cili dëshminë e tij e filloi të hënën më 13 nëntor 2023.

Në fund të seancës, dëshmitarin Kabashi e mori në pyetje mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Geoffrey Roberts, raporton “Betimi për Drejtësi”.  

Roberts tha se nuk ka dëshmi të shkruar që të ketë folur dëshmitari lidhur me urdhrin për vrasjen e Fadil Gashit.

“Nuk ka dëshmi të shkruar me sa dini për urdhrin e Fadil Gashit gjatë këtyre 20 viteve nga 1998 dhe 2019 kur e përmendet për herë të parë në televizion”, tha Roberts.

“Në qoftë se nuk ka ndonjë procesverbal të shkruar, nuk ka. Cila është diferenca këtu?”, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit Roberts.

Ndërsa Roberts tha se me këtë mund t’i japin fund për sot pyetjeve të tij për dëshmitarin në mënyrë që të vazhdohet në seancën e nesërme.

Seanca e nesërme do të fillojë nga ora 15:00 deri në orën 19:30 dhe si zakonisht me 45 minuta vonesë në transmetim.

Kabashi thotë se në Jabllanicë nuk kishte burg por një lloj baze e ushtarëve, të ndaluarit mund të lëviznin

Gjatë dëshmisë së tij në çështjen gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Shefqet Kabashi tha se në Jabllanicë nuk kishte burg për të ndaluarit pasi që në të njëjtin vend kanë qëndruar edhe ushtarët.

Ai tha se personat të cilët ishin të ndaluar aty mund të lëviznin dhe se objekti që ishte si shtëpi ishte një lloj baze për ushtarët, raporton “Betimi për Drejtësi”.  

“Nuk ishte burg.. mund të lëviznin…Në të njëjtin vend kemi qëndruar edhe ne. Ishte si një tip shtëpie, punë shtëpie. Ishte thuajse në fund të fshatit kur shkoje. Ishte një shtëpi se di si ta them ndryshe… Këtu qëndronin disa ushtar. Ishte një lloj baze, një lloj qendre ku qëndronim ne ushtarët. Jo nuk kishte shumë (civil)”, tha dëshmitari Kabashi.

Duke u përgjigjur në pyetjet mbrojtësit të Rexhep Selimi avokatit Geoffrey Roberts se kushdo prej civileve mund të hynin dhe dilnin, dëshmitari ka thënë se nuk është tamam ashtu.

“Jo jo nuk ishte tamam ashtu. Ndoshta nga fshati, disa nga fshataret mund të vinin, por jo tamam. Në qoftë se uk njihje dikë nuk mund ta bëje këtë gjë”, tha Kabashi.

Sa i përket unifromave, Kabashi tha se nuk kishte të mjaftueshme.

“Po nuk kishte mjaftueshëm uniforma…ushtari që ishte ushtar se nuk di si të ia shpjegoj, njerëz vinin nga zona të ndryshme që të kyçeshin në UÇK në Jabllanicë. Rekrutoheshin si ushtarë, shkonin në bazë dhe në qoftë se ishte ky rasti, ushtari kishte uniformë ose kishte diçka që i ngjante uniformës dhe do kishte edhe emblemën e UÇK-së këtu, do të iu jepte edhe një armë”, tha Kabashi.

I pyetur se sa vetë kishte në kazermën e Jabllanicës, Kabashi tha se gjatë ditës kishte më shumë ndërsa gjatë natës më pak.

“Gjatë ditës kishte më shumë, gjatë natës kishte më pak. Nuk kishte vend ku të flije dhe kishte më pak gjatë natës”, tha Kabashi duke potencuar se mendon që Shtabi i UÇK-së në Jabllanicë ishte në shtëpinë e Lahi Brahimajt.

Shtëpia e Lahi Brahimajt sipas dëshmitarit ishte rreth 1 kilometër apo 1 kilometër e gjysmë larg kazermës.

Ndryshe gjatë seancës u paraqiten disa probleme teknike.

Vlen të theksohet se mbrojtja e Kadri Veselit përmes avokatit, Ben Emmerson tha se nuk kishte pyetje për dëshmitarin Shefqet Kabashi.

Shefqet Kabashi: Kam urdhër arrest nga INTERPOL-i, arrestohem po të vij në Evropë

Pyetjet për dëshmitarin Shefqet Kabashi në Gjykatën Speciale ka filluar t’i parashtrojë mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Kabashi tha se nëse kthehet në Evropë ai do të arrestohet për shkak se ka urdhër-arrest nga Interpol-i për një armë.

“Unë kam një urdhër arresti nga INTERPOL-i për një armë dhe do arrestohem po të vijë në Evropë e që nuk ka ndodhur në Kosovë që të nxjerrësh një urdhër arresti për një armë”, tha dëshmitari Kabashi.

Kabashi tha se ai është personi që ka përjetuar masakrën e Dubravës.

Ndryshe, avokati Gregory Keohe e ktheu fokusin tek urdhrat për vrasjen e Fadil Gashit, Rrok Berishës dhe Din Berishës.

“Lidhur me dy vetat e përfshirë ju nuk shkuat për t’i thënë Fadil Gashit për këtë gjë ndryshe nga rasti i Rrok Berishës”, tha Keohe.

Dëshmitari tha se nuk e ka njoftuar Fadil Gashin se kishte urdhër për vrasjen e tij. Ndërsa, për Din Berishën, Kabashi tha se e kanë njoftuar përmes një kushëriri të tij.

“I tham Din Berishës nëpërmjet njërit prej kusherive të mijë”, tha Kabashi.

Ndërsa, avokati Keohe tha se Kabashi ka thënë se Din Berishës e kanë paralajmëruar dhe nuk i kishin thënë se kishte urdhër për vrasje.

“E njëjta gjë është po ta shikosh si duhet”, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit Keohe.

Tutje, Keohe tha se dëshmitari në dy deklaratat e dhënë para TPNJ-së, njëra në vitin 2004 dhe tjetra me 2007-tën në çështjen ndaj Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt nuk e kishe përmendur se kishte marrë urdhër nga Alush Agushi për ta vrarë Fadil Gashin.

i tha dëshmitari si përgjigje për pyetjen e avokatit Keohe.

Për Fadil Gashin, dëshmitari tha se është akoma gjallë ndërsa, për rastin e Rrok Berishës, ai tha se është ndryshe puna.

“Kur vjen puna tek rrok Berisha është paksa ndryshe puna. Unë doja të ndaloja vrasjen, problemin që kishim ta ndaloja brenda nesh. Nuk mund ta vrisja një njeri me gjakftohtësi aty. Rrok Berisha në atë kohë ishte deputet i LDK-së… Kur mora urdhrin për Rrok Berishën tentova të gjejë mënyrën që të informohna se pse po ndodheshin këto”, tha Kabashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kabashi tha se kishte urdhër edhe për vrasjen e një personi Zekerije Cena, por që ky urdhër nuk kishte ardhur nga Alush Agushi.

Sipas ZPS-së, Kabashi kishte deklaruar se kishte parë persona të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës në ’98-ën

Sipas ZPS-së, Kabashi kishte deklaruar se kishte parë persona të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës në ’98-ën

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka prezantuar një përmbledhje të deklaratës së dëshmitarit Shefqet Kabashi të dhënë më 11 dhe 14 mars 2005, në çështjen gjyqësore ndaj Fatmir Limajt.

Sipas prokurorit, dëshmitari kishte deklaruar se nga prilli deri në korrik të vitit 1998 kishte parë dhe mësuar për persona të cilët kanë qenë të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës duke përfshirë Jah Bushatin, Idriz Balajn e Pal Krasniqin, raporton “Betimi për Drejtësi”.  

“Kur Jabllanica u sulmua, dëshmitari dhe bashkëluftëtaret e tij u tërhoqën. Në periudhën nga prilli deri në korrik 1998, dëshmitari pa dhe mësoi për person të cilët që përfshinin edhe spiun të pretenduar dhe bashkëpunëtor të pretenduar, të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës. Në Jabllanicë, të ndaluar kishte ndër të tjera edhe Jah Bushati, Pal Krasniqi të cilët ishin keqtrajtuar, përfshirë gjithashtu edhe Idriz Balajn dhe të tjerët”, tha prokurori duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të dëshmitarit.

Sipas kësaj përmbledhje të lexuar nga prokurori, dëshmitari kishte shkuar që të kyçej në UÇK në fillim të prillit 1998, por që nuk u lejua.

“Deklarata sipas rregullës 154 përbehet nga dëshmia e tij në çështjen Limaj dhe të tjerët me datë 11 dhe 14 mars 2005. Rreth 9 prillit 1998 dëshmitari shkoi në Jabllanicë për tu kyçur me UÇK-në sepse dëshironte të luftonte për popullin e vetë. Ai nuk u lejua që të kyçej menjëherë. Dëshmitari beson se UÇK-ja së pari kontrolloi historikun e tij për tu siguruar që nuk kishte bashkëpunuar me armikun. Pasi shkoi në Shqipëri për të mbledhur armë dhe pasi mori pjesë në luftimin në Sermjan, dëshmitari kërkoi serish që të kyçet në UÇK-në në Jabllanicë. Lah Ibrahimaj ra dakord dhe i dha një armë dëshmitarit dhe e dërgoi atë në kazermë e cila gjendej në fund të fshatit në një kompleks. Lah Ibrahimaj i cili ndryshe njihej si ‘magjupi’ ishte komandanti më i lartë i UÇK-së në Jabllanicë. Dëshmitari së pari ka qenë pjesë e një njësiti që ka qenë pjesë e kompleksit të kazermës së Jabllanicës”, tha prokurori.

Prokurori theksoi që sipas kësaj përmbledhje, dëshmitari ishte kyçur në njësitin e Alush Agushit në korrik të 1998-tës.

“Në korrik të ’98-tës ai u kyç në njësitin 192 ose njësit të Malës i cili drejtohej nga Alush Agushi që njihej ndryshme me nofkën “Mala” në njësitin 192, dëshmitari u  zhvendos dhe shkoi në vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe malet e Berishës në fund të korriku 98-tës. Detyra e tyre ishte që të ndihmonin forcat e Fatmir Limajt që njihet ndryshe si “Çeliku”, tha prokurori.

Tutje, prokurori shpjegoi se si Kabashi kishte deklaruar për urdhrin e marrë nga Alush Gashi për vrasjen e Rrok Berishës.

“Në tetor të 98-tës Alush Agushi i dha dëshmitarit urdhër që të vriste Rrok Berishën që ishte aktivist i LDK-së, kur u pyet, Agushi i shpjegoi dëshmitarit që Rrok Berisha ishte përgjegjës për ofensivën në Lugën e Baranit. Dëshmitari nuk e zbatoi urdhrin, e informoi Rrok Berishën për urdhrin dhe u kthye në shtëpi”, tha prokurori.

Duke lexuar përmbledhjen prokurori tha se dëshmitari ishte arrestuar nga autoritetet serbe dhe ishte mbajtur në burg me shumë se 3 vite e që ishte keqtrajtuar.

“Në dhjetor të 1998-tës, Policia arrestoi dëshmitarin. Ai u ndalua nga autoritetet serbe për më tepër se 3 vjet në burgun e Pejës, Dubraves, Lipjanit dhe në fund në Nish. Ndërkohë që ishte ndaluar në burg, dëshmitari ishte keqtrajtuar dhe ishte rrahur në mënyrë të vazhdueshme. Në dëshminë e tij në çështjen Limaj në 2005, dëshmitari shpjegoi se kërkoi masa mbrojtëse se është quajtur tradhtar dhe anëtarët e familjes së tij janë kërcënuar”, tha prokurori.

Veç tjerash, prokurori pyeti dëshmitarin se pse Alush Agushi  e kishte zgjedhur atë për të ekzekutuar urdhrat e tij, ndërsa dëshmitari tha se ai besonte që do i zbatonte urdhrat e tij pa problem.

Kabashi tha se nuk besonte kurrë që Alush Agushi do të jepte ndonjë urdhër të tillë.

“Ndonjëherë duhej që të shkoje dhe të merreshin armë dhe atyre iu duhen njerëz që kishin më shumë kurajo. Nuk do them që isha më i miri por unë kam shkuar të marrë armë dhe njëherë Alush Agushi  me tha që ka ca armë nga Drenica që janë rreth e çark shpisë time, por që nuk mund t’i sjell askush dhe me kërkoi se a është e mundur që t’i marrësh ato armë dhe t’i sjellësh, por të sigurohesh që nuk të kapte askush. Ajo që bëra unë është që i mora ca anëtarë të familjes dhe disa shok të mi në Drenicë i morëm armët dhe ia quam UÇK-së. Nga përvoja që kisha në luftë dhe gjithashtu në supën e Senjanit që kemi pasur një luftim me serbet, kisha eksperienca aty dhe isha i afërt me atë. Kur nuk ishte ai aty, ai ma linte përgjegjësinë e njësitit dhe besonte që do t’i zbatoja urdhrat e tij pa problem. Megjithatë nuk besoja kurrë që do të me jepte një urdhër të tillë”, tha Kabashi.

Dëshmitari Shefqet Kabashi thotë se nuk e zbatoi urdhrin për ta vrarë Fadil Gashin dhe Din Berishën

Dëshmitari Shefqet Kabashi, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) tha edhe pse u urdhërua që të vriste Fadil Gashin dhe Din Berishën, nuk e beri një gjë të tillë.

“Siç e thash edhe më parë, për mua jam rritur si shqiptar dhe ne nuk e bëjmë këtë gjë, ne nuk e vrasim njëri-tjetrin… jo thjeshtë të vrasës tjetrin sepse mendon ndryshe”, tha Kabashi duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit Quick se a e ka ekzekutuar urdhrin për të vrarë Fadil Gashin.

Kabashi tha se e njëjta arsyeje si për Gashin ka qenë edhe për moszbatim të urdhrit për Din Berishën, raporton “Betimi për Drejtësi”. 

Ndërsa herën e parë që kanë shkuar në Jabllanicë tek baza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas urdhrit për vrasje nga Alush Gashi, dëshmitari Kabashi tha se ka parë atje disa persona duke përfshirë edhe Rexhep Selimin.

Kabashi tha se Rexhep Selimin e kanë njohur me nofkën “Dhjetëshi”.

“Ne e njihemi ne si ‘dhjetëshin’, por edhe njëherë tjetër ka qenë më përpara këtë herë që po flasim. Na kishin marrin në makinë dhe po shkonim në Drenicë me atë”, tha Kabashi.

Kabashi thotë se ka marrë urdhra nga Alush Agushi i njohur me nofkën “Pipi” për të vrarë Rrok Berishën dhe dy persona të tjerë

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Shefqet Kabashi pohoi se ka marrë urdhra nga Alush Agushi për të vrarë një person me emrin Rrok Berisha i cili u tha se ishte deputet si dhe dy persona të tjerë.

Këtë gjë Kabashi e kishte thënë edhe gjatë dëshmisë së tij në rastin ndaj Fatmir Limajt.

“Në deklaratën tuaj të mëparshme në rastin Limaj që është pranuar si provë materiale, ju thatë se keni marrë urdhra që të vrisni një person me emrin Rrok Berisha në fund të shtatorit-fillim të tetorit 1998, ju thatë që pasi morët urdhrin shkuat për të folur me Berishën dhe i treguat dhe dëshmuat se pasi folët me Rrok Berishën nuk e vratë, por përkundrazi shkuat në shtëpi”, tha prokurori Quick.

Kabashi tha se me Rrok Berishën janë takuar disa herë pas luftës.

“Vetëm pas lufte, në 2003 apo 2004. Nuk me kujtohet, disa herë”, tha ai.

Kabashi tha se urdhrin e ka marrë nga një person me nofkën “Pipi” i cili quhet Alush Agushi dhe njihej edhe me emrin “Mula”.

“Pipi është Alush Agushi i quajtur edhe Mula, ishte gjithashtu edhe ai anëtar i UÇK-së, nuk e di kur është futur në UÇK. Unë isha në njësinë e tij për njëfarë kohë” duke thënë ‘po’ në pyetjen e prokurorit se a urdhëroi Alush Agushi atë që të vriste Rrok Berishën.

“Mora urdhër nga Alush Agushi, atë ditë shkoja nga Jabllanica në fshatin Bojak aty kishte kryqëzim afër lumi. Ai po vinte drejtë Jabllanices dhe u takuam atje. Alushi po përpiqej të afrohej të uji tek i njëjti vetë, po e prisja, e njoha doli nga makina biseduam ata me thanë që kanë disa probleme me Fadil Gashin dhe që ai është që ka dal kundër UÇK-së dhe nuk po i bindej urdhrave, këso gjërash dhe se duhet eliminuar. Ishin dy makina që po vini ato kohë. Pash Binak Gashin edhe ai është nga ajo zonë dhe persona të tjerë”, tha dëshmitari.

Në fillim të deklaratës së tij, Kabashi tha se nga viti 1998 ka marrë urdhra për të vrarë njerëz.

“Sepse nga viti 1998 që kam marr urdhra nga komandanti i mëparshëm për të vrarë njerëz dhe nuk i kam vrarë këta njerëz ata nuk ndaluan asnjëherë edhe pse isha në burg. E kam ditur që jeta ime ishte në rrezik”, tha Kabashi.

Kabashi hodhi akuza edhe për sistemin e drejtësisë, duke pretenduar që krimet e pasluftës nuk kanë rreshtur kurrë si dhe prokuroria, EULEX-i e as shërbimi policor nuk kanë bërë asgjë për t’i ndaluar.

“Sepse që nga lufta, krimet nuk kanë rreshtur dhe iu si prokuroi nuk bëtë asgjë për t’i ndaluar as EULEX-as shërbimi policor dhe mendoj që ky është institucioni më i korruptuar që ka qenë ndonjëherë që kam parë unë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari Shefqet Kabashi- ZPS-së: Nuk mund të bashkëpunoj me ju, dëmtoni shumë njerëz

Shefqet Kabashi, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, iu drejtua Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke iu thënë se nuk mund të bashkëpunojë me prokurorët, më arsyen se dëmtojnë shumë njerëz.

Kjo deklaratë e Kabashit, erdhi pasi prokurori pyeti atë se a ishin të vërteta deklaratat që kishte dhënë në gjykimin ndaj Fatmir Limajt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ju e dini se unë vetë nuk kam vendosur, nuk ka qenë gatishmëri dhe vendimi për të ardhur këtu. Megjithatë, jeni përpjekur që t’i gjeni të gjitha mënyrat e mundshme, në mënyrë të tillë të më sjellni këtu dhe për këtë arsye nuk mund të bashkëpunoj me ju, sinqerisht me prokurorët sepse ju dëmtoni shumë njerëz, keni dëmtuar kaq shumë njerëz, përfshirë dëshmitarët dhe gjithë vendin tim”, tha Kabashi.

Dëshmitari tha se deklaratat e tij të dhëna në gjykimet e mëhershme, janë keqkuptuar.

Pas kësaj, deklaratat e mëhershme të dëshmitarit, duke përfshirë edhe materialet përcjellëse u pranuan si prova materiale. Disa prej tyre publike, e disa konfidenciale.

“Dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve” – Kabashi me kritikat për prokurorët e Speciales

Dëshmitari i radhës që dëshmon në rastin e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, është Shefqet Kabashi.

Kabashi ka kritikuar Prokurorinë e Gjykatës Speciale duke thënë se dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve.

Paraprakisht, trupi gjykues e pranoi dëshminë e tij dhënë në prokurori lidhur me rastin Limaj si provë materiale. Kabashi ka thënë se ato që i ka thënë ishin të vërteta.

Pjesë nga dëshmia:

Prokurori: Në çështjen Limaj ju keni dhënë dëshmi me masa mbrojtëse, identiteti juaj nuk është bërë publik. Në çështjen Limaj ka qenë ë vështirë për ju të jepni dëshmi sepse jeni quajtur tradhtar dhe ju kanë kërcënuar familjen, pse vendose që pavarësisht këtyre kërcënimeve e akuzave pse vendosët që gjithsesi të jepni dëshmi. Pse vendosët të jepni dëshmi në çështjen Limaj?

Kabashi: Sepse nga viti 1998 që kam marrë urdhra nga komandanti i mëparshëm për të vrarë njerëz dhe nuk i kam vrarë këta njerëz dhe ata nuk ndaluan asnjëherë edhe pse ata ishin në burg, e kam ditur që jeta ime ka qenë në rrezik, por për mua ka qenë më e rëndësishme që të ndaloja por unë nuk u dorëzova asnjëherë, sepse për ne nuk ishte e nevojshme të bënim ato gjëra, në kuptimin të vrisnim njëri tjetrin, për besime të ndryshe ose për arsye të ndryshme politike. Ne jemi të gjithë shqiptarë, dhe ne nuk I bëjmë gjerat ë tilla që I kemi bërë në luftë dhe pas lufte.

Prokurori: Kur dole si dëshmitar në rastin Haradinaj, iu përgjigje pyetje të prokurorisë?

Kabashi: Sa më kujtohet iu jam përgjigjur disa pyetjeve, por nuk desha sepse pas çështjes Limaj e Haradinaj, në 2007-ës…sepse me sa shihej askush s’mund t’i ndalonte krimet që po kryheshin…

Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë. Ai po dëshmon në anglisht, meqë siç tha nuk do që të keqkuptohet nga përkthyesit shkaku i dialektit të Kosovës.

Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.

Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur ish-kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.

Ky është dëshmitari i radhës në çështjen e Thaçit në Hagë

Shefqet Kabashi po dëshmon Hagë duke iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorit të Specializuar në çështjen e Thaçit.

Ai po përgjigjet në Gjuhën Angleze, meqë sipas tij në deklarimet e mëhershme të dhëna në gjuhën shqipe është keqkuptuar për shkak të dialektit.

Ai ka dëshmuar edhe në Tribunalin për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Kabashi tashmë është i njohur në Kosovë edhe për deklaratat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat