Qeveria tregon se kur do të mbahet takimi i Kurtit me Njësitë Elitare të PK-së

Aktuale

Qeveria tregon se kur do të mbahet takimi i Kurtit me Njësitë Elitare të PK-së

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 15:43
FIT

Gjatë kësaj jave pritet që të mbahet takimi në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Njësive Elitare të Policisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se kryeministri Kurti e ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij për takim dhe se tani është vetëm çështje e agjendës së kur do të zhvillohet takimi.

“Takimi është paraparë për këtë javë dhe këtë javë do të mbahet. Kryeministri tashmë ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij. Tani është vetëm çështje e agjendës, për çka do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar ai.

Pjesëtarët e NJSI-së kanë protestuar më 1 nëntor për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat