Hoti thotë se Kosova do të ketë bashkëpunim ekonomik me Taiwanin, thumbon qeverinë

Aktuale

Hoti thotë se Kosova do të ketë bashkëpunim ekonomik me Taiwanin, thumbon qeverinë

Nga: H.O. Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 19:06
Pamje nga takimi

Ish kryeministri Avdullah Hoti në një publikim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se sot kanë pritur një delegacion të lartë nga Taiwani.

Hoti shkruan se Kosova ka potencial të madh për investime, por duhet bashkëpunim për të sjellë investitorë të huaj.

Postimi i plotë:

Sot me kolegët deputetë pritëm në takim delegacionin e lartë nga Taiwani.  🇽🇰 🇹🇼

Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe shkëmbimi i përvojave në sektorë të ndryshëm ishin temat të cilat i diskutuam.

U dakorduam edhe për vizitën e radhës të cilën do ta bëjmë me një grup biznesesh nga Kosova që do ta thellojnë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Republika e Kosovës ka potencial të madh për investime, por duhet bashkëpunim me miqtë për të sjellur investitorë të huaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat