Maqedonci takon Malajn: Intensifikimi i marrëdhënieve, obligim ndaj kombit

Aktuale

Maqedonci takon Malajn: Intensifikimi i marrëdhënieve, obligim ndaj kombit

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 16:27
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Bëhet e ditur se ministri Maqedonci foli për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe për mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre në fushën e mbrojtjes.

“Duke i uruar z. Malaj detyrën e re në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, ministri Maqedonci vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t'i japë një shtysë të re këtij bashkëpunimi, i cili paraqet interes reciprok të të dyja vendeve. Pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, ministri Maqedonci tha se intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, përveç aspektit diplomatik e kemi obligim ndaj kombit”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se ambasadori Malaj theksoi se me përkushtim do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës. Mision ky fisnik i çdo shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat