Policia konfiskon 100 riga për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok

Aktuale

Policia konfiskon 100 riga për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 15:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka konfiskuar të premten 100 riga për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Banjë të Zubin Potokut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, kontrolli është kryer pas ankesave të qytetarëve se po kanë probleme me rrjetin elektrik në atë zonë.

Kujtojmë, Policia e Kosovës në bashkëpunim e koordinim me Doganën e Kosovës, në vazhdën e angazhimeve operative, në luftën kundër kontrabandës së mallrave dhe aktiviteteve tjera te paligjshme, më 10.11.2023, kanë zhvilluar aktivitet dhe kryer kontrolle në dy lokacione në pjesën veriore të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat