Sveçla takon ministrin e Mbrojtjes së Turqisë – flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale

Sveçla takon ministrin e Mbrojtjes së Turqisë – flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 13:50
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi.

Sveçla ka njoftuar se gjatë vizitës së tij ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

“Gjatë këtij takimi shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga shteti turk si dhe për mundësitë e shumta për bashkëpunim mes institucioneve.

Diskutuam për situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat po përballemi”, ka thënë ai.

Tutje, ministri shton tutje se ka potencuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të garantuar rend dhe siguri si dhe rëndësinë e përkrahjes së partnerëve tanë në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat