​Sot jepen detaje për nivelin e manganit në ujin e pijes nga Badoci

Aktuale

​Sot jepen detaje për nivelin e manganit në ujin e pijes nga Badoci

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) mban konferencë për media ku do të flitet për nivelin e manganit në ujin e pijes nga Badoci.

Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së sotme, KRU" Prishtina", do të bëj shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Sipas KRU “Prishtina”, zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.

“Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat