Maqedonci dhe admirali Cavo Dragone, flasin për zhvillimin e FSK-së

Aktuale

Maqedonci dhe admirali Cavo Dragone, flasin për zhvillimin e FSK-së

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 14:40
Foto nga vendngjarja

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Itali është takuar me  admiralin Giuseppe Cavo Dragone, Shef i Mbrojtjes së Italisë dhe Kryeuses i ardhshëm i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Maqedonci, theksoi se ka diskutuar për situatën gjeopoltike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes, dhe synimin tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ministri ka shkruar në Facebook se Admirali shprehur vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit, e po ashtu ka shfaq vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe.

Të dy janë dakorduar që ruajtja e stabilitetit në Ballkan e më gjerë përbën prioritet, ndërsa koordinimi me partnerët strategjik është lidhja që e garanton këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat